Lajme

Të mirat e pirjes së kafesë në mëngjes

Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini.

 

Antioksiduesit

Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksidues varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Sëmundja e Parkinsonit

Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Nje numër studimesh kanë traguar se njerëzit që pinë kafe rregullisht janë shumë me më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.

Diabeti

Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktive kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Nje studim prospektive kohorte si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Ceroza mëlçisë

Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ceroza mëlçisë, veçanërisht ndaj cerozes alkoolike.

Gurë në fshikezen e temthit

Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafesë mund të jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikëz si tek gratë, ashtu edhe te burrat.

Gurët në veshkë

Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshkë. Kafeja rrit vëllimin e urinës, kështu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshkë.

Permirësim të performancës mendore

Kafeina në kafe është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit vigjilencen, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filgjan kafe gjithashtu mund të rritë edhe procesimin e informatave.

Sëmundja Alzhemerit

Konsumimi i rregullt i kafesë duket të mbrojë njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit. Një studim i fundit në minj tregoj që kafeneja ekuivalent i pesë filgjaneve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Astma   

Kafeina në kafe është e lidhur me teofillinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajërit dhe të përmirësojë simtpomat e astmës.