Lajme
Temperaturat ekstreme dhe ndikimi në trupin tonë
Cerberus po “djeg” Europën, përfshirë edhe Shqipërinë! Të gjithë po e përjetojnë këtë të nxehtë përvëlues që është bërë i padurueshëm sa herë që dalim nga shtëpia. Kjo nxehtësi është ekstreme dhe e rrezikshme për trupin tonë.
Më poshtë Marie Claire na sjell 4 mënyrat se si i nxehti ndikon në organizmin tonë.
Rriten rrahjet e zemrës
Nuk është rastësi që në verë shënohet një rritje e rasteve kardiovaskulare. Sipas të dhënave ndërkombëtare, shtrimet në spital për shkak të ngjarjeve kardiovaskulare rriten me 6-10% dhe rreziku i vdekjes së papritur dyfishohet, kryesisht në vapë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Kur temperatura e ambientit është e lartë, mekanizmat adaptues për të mbajtur temperaturën normale të trupit çojnë në rritjen e punës kardiake. Trupi në kushte të temperaturës së lartë aktivizon mekanizmat termorregullues për të eliminuar nxehtësinë e tepërt. Konkretisht, takikardia rritet për të ndikuar në prodhimin kardiak dhe për të përmbushur kërkesat e shtuara të trupit.
Lëkura ka tendencë për t’u djegur
Lëkura digjet nëse ekspozohet shumë në diell, veçanërisht në temperatura të larta. Mund të bëhet e kuqe, që shkakton dhimbje. Nëse djegia është e rëndë, mund të ketë flluska. Në terma afatgjatë, djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës. Parandalimi i djegies nga dielli bëhet me veshje, kapele dhe krem mbrojtës me indeks të fortë mbrojtjeje.
Mund të përjetoni lodhje nga nxehtësia
Është pasojë logjike e nxehtësisë, por djersa e tepërt rezulton në dehidrim dhe humbje të elektroliteve. Së bashku me presionin e ulët të gjakut, kjo mund të çojë në lodhje nga nxehtësia.
Simptomat e lodhjes nga nxehtësia mund të shfaqen papritmas pa paralajmërim ose të zhvillohen gradualisht. Ne mund të përjetojmë një ose më shumë simptoma, duke përfshirë:
Ulja e presionit të gjakut kur jemi të rraskapitur fizikisht
Marramendje
Të fikët
Djersitje e madhe në shumë zona të trupit
Jeni në rrezik për goditje në tru
Nëse nuk keni marrë masat e nevojshme, nuk mund të përjashtohet mundësia e një goditjeje në tru. Goditja e nxehtësisë në përgjithësi mund të çojë në kushte më serioze si çrregullime të koagulimit të gjakut, infarkt miokardi ose goditje në tru.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











