Lajme
Mashtrime me rezervimet online për pushime
Një pushuese, Sarina Rauber kishte rezervuar në një hotel në Maltë për pushime përmes platformës Booking.
Ajo u kontaktua nga hoteli që iu kërkua të konfirmonte të dhënat e saj.
“Më dërguan një mesazh përmes bisedës në faqen zyrtare të internetit sepse duhet të verifikoja kartën time të kreditit”, tha ajo për 20minuten.
“U befasova kur pashë që mbiemri im dhe shuma për hotelin nuk përputheshin me rezervimin”, shtoi ajo dhe e kuptoi që është mashtrim në momentin që iu kërkua një kartë e dytë krediti.
“As një minutë pasi mbylla dritaren, mora një telefonatë nga një numër i panjohur që nuk iu përgjigja”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Përveç në Booking, edhe në platformën Anëalt.de janë paraqitur metoda të reja mashtrimi. Platforma është në dijeni për këtë po nuk jep numër të saktë të personave që u prekën.
Sipas Booking, kriminelët kibernetikë tani kanë rrëmbyer llogaritë e tyre.
“As sistemet dhe as infrastruktura e Booking.com nuk u depërtuan. Në thelb kemi ekipe që kujdesen për sigurinë e llogarive dhe përmirësojnë vazhdimisht proceset e tyre”, thuhet nga platforma për 20minuten.
Sven Fassbender, specialist në sigurinë e informacionit dhe bashkëthemelues i firmës konsulente Zentrust, ka një probabilitet të lartë që llogaritë të rrëmbehen në fillim të sezonit të festave.
“Shumë pushues janë aktualisht nën stres dhe nuk duan të rrezikojnë pushimet e tyre me asnjë çmim, gjë që rrit shanset për një mashtrim të tillë”, u shpreh ai.
Si rregull i përgjithshëm, hotelet nuk i kontaktojnë kurrë mysafirët e tyre me një kërkesë pagese direkte përmes chat-it. “Pra, nëse ju merrni një kërkesë të tillë, nuk duhet të klikoni në lidhje.” Hapi tjetër është të kontaktoni shërbimin e klientit të platformës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











