Lajme
Katër veta goditen nga rrufeja në një fshat të Friburgut
Gjatë misionit të shpëtimit, një polic dhe piloti i Rega janë goditur gjithashtu nga rrufeja. Por këta kanë shpëtuar pa lëndime
Katër persona janë goditur nga rrufeja në një fushë në Ménières, Kantoni FR të premten në mëngjes: fillimisht dy punëtorë në terren, më pas një policie dhe një pilot i shërbimit për shpëtim, Rega.
Dy të goditurit e parë janë dërguar në spital me lëndime, transmeton albinfo.ch. Gjatë misionit, një polic dhe piloti i Rega janë goditur gjithashtu nga rrufeja. Por këta kanë shpëtuar pa lëndime.
Incidenti në Chemin de la Malafin është raportuar në qendrën e operimit dhe alarmit rreth orës 08:30, raporton sda.ch. Viktimat janë trajtuar nga mjekët dhe Rega përpara se të dërgoheshin në spital.
Nga hetimet e para rezultoi se dy personat e moshës 16 dhe 51 vjeç ishin duke punuar në një fushë kur u goditën nga rrufeja. Punëtori më i vjetër (51) ka pësuar lëndim të rëndë, transmeton albinfo.ch. Polici i cili u godit më vonë dhe piloti i Rega nuk u lënduan dhe u konsultuan në vendngjarje nga mjekët.
Siç ka thënë zëdhënësja e policisë, dy të lënduarit nuk janë dërguar në spital me helikopter (Rega) pas goditjes së dytë të rrufesë, por me autoambulancë.
Gjashtë raste të tilla në vit
Më 11 korrik, një grua në kantonin e Friburgut ishte goditur nga rrufeja dhe kishte marrë lëndime të rënda. Incidenti ka ndodhur në Villars-sur-Glâne, një periferi e Fribourg-ut.
Kompania zvicerane e sigurimit të aksidenteve Suva ka njoftuar të premten se kishte regjistruar 123 aksidente në lidhje me një goditje rrufeje midis 2001 dhe 2020, ose rreth gjashtë raste në vit.
Pesë raste kanë rezultuar me pension invaliditeti dhe pesë raste me pension familjar, përcjell albinfo.ch. Rreth gjysma e rasteve kanë ndodhur gjatë punës dhe gjysma në kohë të lirë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













