Lajme
Autoritetet ligjzbatuese në Zvicër kanë mbingarkesa të lëndëve
Institucioneve zvicerane të zbatimit të ligjit po u mungon personeli, kësisoj disa prej lëndëve po parashkruhen.
Gazetat Tamedia me të dhënat publike nga prokuroritë, regjistruan 545,546 raste të reja vitin e kaluar – 113,064 prej tyre të hapura.
Vetëm në kantonin e Cyrihut, së fundmi janë hapur më shumë se 10,000 raste, si dhe në Gjenevë dhe në Aargau, shkruan Blick.
“Është dramatike për momentin, me të vërtetë dramatike. Sistemi është gati të shembet. Kohët e fundit ai mbrojti një njeri të cilit iu desh të priste 14 vjet që një gjykatë të shqyrtonte çështjen e tij”, thotë Avokati i mbrojtjes penale të Cyrihut, Thomas Fingerhuth.
Mungesa e stafit nuk prek vetëm prokurorët publikë, por edhe skuadrën e policëve, ekspertëve mjeko-ligjorë, ekspertëve dhe gjyqtarëve. Gazeta raporton se çështjet janë lënë pa u kryer prej vitesh, duke tronditur kështu besimin e viktimave në drejtësi.
Christoph Ill, prokurori i parë publik në kantonin e St. Gallenit, thotë se në rastin e një krimi të rëndë seksual ka një probabilitet të lartë që ai të mos përfundojë ligjërisht katër vjet më vonë. Dhe nëse çështja vazhdon, viktima mund të duhet të dëshmojë para shkallës së dytë pas katër vjetësh, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Konferencës së Prokurorëve Publikë, Michel-André Fels, tani po kërkon që situata e pasigurt të analizohet dhe të ndërmerren veprime bazuar në gjetjet, shkruan Blick.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














