Lajme
Çka shohin si të bezdisshme turistët te zviceranët?
Mijëra turistë vizitojnë Lucernin çdo vit, megjithatë, çka e shohin të bezdisshme turistët te zviceranët dhe anasjelltas?
“E kam shumë të vështirë të krijoj kontakte me zviceranë apo të filloj një bisedë. Ata janë shumë të tërhequr dhe disa janë edhe të ftohtë. Shumë nuk janë miqësorë me turistët, gjë që është turp. Ata shpesh sillen në mënyrë shumë konservative”, thotë Anastasia (20) nga Britania e Madhe për zviceranët qendrorë, shkruan 20minuten.
Një turist tjetër thotë se zviceranët e lënë njëri-tjetrin të qetë.
“Në Zvicër njerëzit e lënë njëri-tjetrin të qetë dhe këtë e respektojnë. Por kjo ka edhe disavantazhet e saj, si për shembull, kur keni nevojë për ndihmë”, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, vendasit shqetësohen nga turistët e shumtë.
“Shpesh më duhej të luftoja nëpër turmë në Urën e Kapelës. Prandaj e përdor rrallë këtë rrugë, edhe pse do të më shkurtonte rrugën”, thotë Alina (22) nga Lucerni.
“Ka turistë në gjithë qendrën e qytetit dhe ka mjaft bllokim trafiku”, pohon Ramona, 21-vjeçare, shkruan 20 minuten.
Gama e dyqaneve në metropolin turistik pasqyron këtë pikëpamje.
“Dyqanet janë pothuajse tërësisht të orientuara drejt turizmit, por fatkeqësisht nuk ka kafene të këndshme, komode apo oferta për studentët”, thotë një banor tjetër, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












