Lajme
Varianti i ri i Covid shqetëson shkencëtarët
Ekspertët thonë se varianti i ri ka më shumë mutacion se nënvariantet e tjera të variantit Omicron dhe se “potencialisht mund të shkaktojë një valë më të madhe”
Ekspertët në Britani kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me BA.6, variantin e ri të COVID-19 të vërejtur së fundmi në Danimarkë, transmeton Anadolu.
Trisha Greenhalgh nga Universiteti Oxford dhe Christina Pagel nga University College London kanë bërë vlerësime përmes rrjeteve sociale lidhur me nënvariantin e Omicron të vërejtur së fundmi në Izrael dhe Danimarkë.
Varianti i ri ka më shumë mutacion se nënvariantet e tjera të variantit Omicron, theksoi Pagel e cila tha se “potencialisht mund të shkaktojë një valë më të madhe”.
Më tej Pagel shtoi se sërish është herët për të bërë një vlerësim.
Edhe Greenhalgh në një postim të saj ka deklaruar se “grupet e ndryshme shkencore në WhatsApp nuk heshtin. Shkojnë e vijnë diagrame dhe video të renditjes gjenetike. Me sa kuptoj nga detajet e pakta, duket se ka ardhur koha për të vendosur edhe një herë maska”.
“Shqetësohuni nëse fillon të përhapet”
Stephen Griffin, nga Universiteti Leeds i cili ka folur për britaniken Daily Mail, vuri në dukje se BA.6 simbolizon ndryshimin më të madh në COVID-19, duke u shprehur: “Shqetësohuni nëse fillon të përhapet”.
Edhe Griffin bëri të ditur se është ende herët për të nxjerrë ndonjë përfundim dhe se mungesa e të dhënave të mjaftueshme i vështirëson parashikimet.
Lawrance Young, nga Universiteti Warwick tha se nënvariantet e Omicron vazhdojnë të përhapen në botë dhe se nuk do të jetë surprizë shfaqja e një varianti më të fuqishëm.
Young shtoi se për shkak se të gjitha variantet janë derivate të Omicron, do të thotë se ato do të jenë të kontrollueshme dhe më tej ai vuri theksin se shfaqja e një varianti të ri që ka infrastrukturë të ndryshme mund të jetë i frikshëm.
Ndërsa Paul Hunter nga Universiteti East Anglia, ndryshe nga ekspertët e tjerë ka bërë të ditur se varianti i ri nuk do të shkaktojë një pandemi të rëndësishme dhe maskën ia ka rekomanduar vetëm grupeve që kanë trupa më të ndjeshëm.
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve Qeveria zvicerane po shqyrton një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të siguruar... -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike













