Lajme
Vlerat ushqyese të bananes
5 përfitimet shëndetësore
Pa dyshim se banania, frua e verdhë ekzotike, jo vetëm që është e shijshme, por na ofron shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar. Një banane në ditë pastron organizmin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni. Jo të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojnë të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminës B6. Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gram proteina. Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes:
– Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
-Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar, pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid), i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.
-Një vakt ideal para palestrës.
-Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kane reflekse të shpeshta mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
-Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit











