Kosova
Afrim Bunjaku shpallet zyrtarisht Hero i Kosovës
Mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së policit Afrim Bunjaku, i cili u vra orët e para të ditës së diel, në veri të Kosovës, ka nisur në Prishtinë.
Në mbledhje po marrin pjesë familjarët e policit të vrarë, të parët e shtetit dhe qytetarë të Kosovës.
Në këtë mbledhje polici i ndjerë, Afrim Bunjaku, është shpallur zyrtarisht Hero i Kosovës, nderim të cilin e pranuan dy djemtë e tij nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin ‘Hero i Kosovës’ rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se sot nderojmë një rreshter policie, trim dhe vetëmohues, që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë.
“Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qellmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit”, deklaroi ajo.
Në fjalimin e tij, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është shprehur se për 22 vjet sa ka punuar në Policinë e Kosovës, Bunjaku ka qenë shembull, përcjell albinfo.ch.
“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësitit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij. Gjatë punës së tij 22-vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, është shpërblyer me mirënjohje, e certifikata. La pas vetës bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin














