Lajme
Alain Berset, i bindur se një parti tjetër nuk do të bënte më mirë në krye të Shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë në Zvicër Alain Berset, i cili njoftoi një rritje të re të bonuseve, u shpreh i bindur se një parti tjetër nuk do të ishte më mirë në krye të departamentit të tij.
“Ju mund të vendosni kë të doni atje, do të jetë akoma shumë e ndërlikuar. Nuk ka të bëjë fare me orientimin politik të këshilltarit federal” ka thënë ai, i cili do të largohet nga qeveria në fund të vitit, shkruan RTS.
Sipas tij, problemi lidhet me atomizimin e sistemit shëndetësor, menaxhimi i të cilit mbështetet në një mori aktorësh, mes të cilëve nuk garantohet transparenca e nevojshme për të marrë përgjegjësitë e tyre.
Ndër të tjera, ai e konsideroi dështim që nuk ka arritur të bind Parlamentin të bëjë më shumë teksa shprehu keqardhjen që “kishte refuzuar ose zbrazur nga thelbi” propozimet e Këshillit të qeverisë federale për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor.
“Fuqia e qeverisë është e kufizuar nga ligjet dhe vullneti i Parlamentit, i cili nuk ka qenë shumë aktiv vitet e fundit për uljen e kostove, veçanërisht sepse rritja e primeve ishte e moderuar. Tani ndoshta kjo do të ndryshojë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Socialisti gjithashtu e gjykon transparencën dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor si “qartësisht të pamjaftueshme”.
“Në OFSP, rreth dyzet persona janë përgjegjës për vërtetimin e primeve. Kjo është shumë pak në krahasim me 10 mijë punonjësit që punojnë për siguruesit”, tha ai.
Ndryshe, emri i personit që do ta pasojë Berset do të bëhet i ditur më 13 dhjetor.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











