Lajme
Sondazhi: “Kundërshtuesit e shtetit” në Zvicër – në rritje
Një numër në rritje i njerëzve në Zvicrën gjermanishtfolëse po refuzojnë të paguajnë taksat e tyre dhe po e vërshojnë administratën me letra ankesash.
Ky fenomen është në rritje që nga pandemia Covid-19, raportojnë transmetuesit publik zviceran, shkruan swissinfo.
Sipas një sondazhi të SRF, rreth 10,000 “kundërshtues shtetëror” (“Staatsverweigerer” në gjermanisht) janë aktivë në Zvicër.
Në zemër të ideologjisë së tyre është mosbesimi ndaj shtetit, i parë si një entitet tepër i fuqishëm që pasurohet në kurriz të qytetarëve të tij.
“Ideja është të sulmojmë shtetin, ta paralizojmë atë. Ajo që i karakterizon kundërshtarët e shtetit është mënyra në të cilën ata justifikojnë veprimet e tyre”, tha ai. “Për shembull, një nga narrativat është të thuash se shteti është një biznes. Pra, ju e kundërshtoni në mënyrë aktive shtetin dhe i justifikoni të gjitha në mënyrë konspirative duke thënë se shteti është shumë i fuqishëm, se disa njerëz duan të pasurohen nga komuniteti”, ka thënë Dirk Baier, Drejtor i Institutit për Delikuencën dhe Parandalimin e Krimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Për sa i përket administratës, veprimet e kundërshtuesve shtetërorë po shkaktojnë një rritje të ndjeshme të ngarkesës së tyre teksa Baier e përshkruan atë si “terrorizëm letre”.
Zyrat e mbledhjes së borxheve janë të parat që preken nga ky fenomen, shpjegon Thomas Winkler, kryetar i Shoqatës së Zyrtarëve të Mbledhjes së Borxhit në kantonin e Cyrihut.
“Shumica e 57 agjencive tona të mbledhjes së borxheve kanë pasur tashmë marrëdhënie me njerëz të tillë. Kundërshtarët e shtetit ‘janë shumë të lumtur të paraqesin ankesa’, sigurisht, këto janë të pabaza”, ka thënë ai.
Sipas Baier, që nga pandemia, njerëzit që ndajnë idetë e kundërshtarëve të shtetit kanë forcuar rrjetëzimin e tyre përmes grupeve të diskutimit dhe seminareve.
Në Zvicrën frëngjisht-folëse, fenomeni është më pak i dukshëm. Megjithatë, disa zyra për mbledhjen e borxheve në kantonin Vaud tashmë janë përballur me praktika të tilla.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











