Lajme
Pikturat e Ramë Dardanisë nga Zvicra do të ekspozohen në Milano
Së fundmi, ai ka njoftuar se pikturat e tij do të jenë të ekspozuara edhe në Milano, në "Arcadia Art Gallery"
Ramë Dardania është artist shqiptar, jeton dhe vepron në kantonin e Gjenevës. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron në shumë teatro të botës, është pjesë e shumë projekteve filmike në kinematografinë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, ai ka njoftuar se pikturat e tij do të jenë të ekspozuara edhe në Milano, në “Arcadia Art Gallery”.
“Jam i lumtur t’ju informoj se nga data 9 deri më 23 nëntor do të marr pjesë në ekspozitën në Arcadia Art Gallery, në Milano. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të shfaqur veprat e mia artistike për publikun dhe për t’u lidhur me artistë të tjerë të talentuar. Jam shumë i emocionuar dhe mirënjohës për këtë mundësi”, ka treguar ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













