Lajme
Shkolla shqipe në Zvicër fton prindërit të regjistrojnë fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe
Duke qenë se pushimet e vjeshtës mbaruan, “Shkolla shqipe” në Zvicër fton prindërit shqiptarë që t`u drejtohen pikave shkollore në mbarë Zvicrën, sepse dyert e shkollave shqipe presin fëmijët e tyre që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
“Pushimet e vjeshtës kaluan dhe përsëri nxënësit e të gjitha shkollave në mbarë Zvicrën janë kthyer mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Nga Kantoni i Valisit në kantonin e Thurgaut dhe nga Baseli në Grabünden, fëmijët shqiptarë nga e hëna deri ditën e shtunë, pothuajse gjatë gjithë javës kanë mundësi t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare, ta ruajnë dhe ta mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe. Tremujorin e parë e mbyllëm mes suksese me një rritje të vazhdueshme të pikave shkollore pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës dhe një me interesim më të lartë të prindërve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Prandaj, edhe një herë ju ftojmë që t`i regjistroni fëmijët tuaj në orët mësimore në gjuhën shqipe. Ne jemi aty ku jeni ju, ku ju banoni. Mjafton një mesazh në numrin e telefonit kujdestar 076 321 26 94 apo një emal në emalin e “Shkollës shqipe”, [email protected] dhe ne ju kontaktojmë.
“Bashkimi bën fuqinë”. Së bashku në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare!”
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













