Kosova
Kurti i ka informuar amasadorët e QUINT-it për të rejat e fundit mbi dialogun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, gjatë të cilit i ka njoftuar ata lidhur me të rejat e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se Kosova është e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen bazike.
“Sot takova ambasadorët e akredituar në Kosovës për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen bazike, aneksin zbatues dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”, shkroi Kurti.
Today, I met with accredited ambassadors in Kosova to provide them with the latest updates on the dialogue, as is our customary practice. I began by expressing gratitude to the EU and the U.S. for their efforts to get the dialogue back on track after the Sept 24 terrorist attack. pic.twitter.com/atsdLuqG8D
— Albin Kurti (@albinkurti) October 30, 2023
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 Zyra Federale e Rrugëve i ka dhënë PostBus Zvicër një leje të veçantë për të operuar... -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën












