Lajme
BE-ja i jep goditjen e radhës Rusisë, paketa e 12-të e sanksioneve
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Joep Borrell, ka parashikuar se paketa e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë mund të miratohet dhe të prezantohet këtë javë, përcjell albinfo.ch.
Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat që Rusia po merr.
“Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t’u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime. Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t’ia paraqesim Këshillit”, tha Borrell.
Sipas mediave të huaja, paketa e re mund të përfshijë më shumë se 100 persona fizikë dhe 40 persona juridikë. Ka gjithashtu diskutime për ndalimin e punësimit të rusëve në të ashtuquajturit sektorë të ndjeshëm dhe riatdhesimin e aseteve ruse në BE.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale











