Shqipëria
Shqiptarët heqin dorë nga shtetësia, dyfishohen të huajt me pasaportën e Shqipërisë
Të heqësh dorë nga shtetësia për një pasaportë të një vendi tjetër, janë dhe disa nga kushtet që shumë shtete europiane kanë. Me këtë fenomen po përballen më shumë shqiptarë kryesisht forcat e punës të cilët kanë emigruar për një jetesë më të lirë.
Në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 9 muajt e parë të vitit 692 shqiptarë lanë shtetësinë, 189 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Mosha më të shumta që morën këtë vendim në pjesën e parë të vitit janë të rinjtë, por dhe forcat e punës të moshave nga 20 vjeç deri në 49 vjeç.
Pasaporta “e artë” shqiptare, shtetësia në shitje në këmbim të investimit nga jashtë
“Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”, tha Rafael Todhe, jurist në Gjermani, raporton A2 përcjell albinfo.ch.
Një sërë lehtësirash i detyrojnë shqiptarët të braktisin nënshtetësinë e tyre. “Nuk përfitojnë nga shumë përparësi që shtetet japin. Nëse e marrin atë janë shtetas europian dhe përfitojnë së pari lëvizjen e lirë, ndryshimin e vendbanimit.
“Pjesa më e madhe që i shtynë janë 3 indikatorë një punë më e mirë arsim më i mirë shëndetësi më e mirë”, tha Eldisa Cirogu, studiuese e emigracionit.
Lënien e nënshtetësisë studiuesit e emigracionit e konsiderojnë si një vulë të moskthimit të shqiptarëve në atdhe duke sjellë kështu pasoja negative për Shqipërinë.
“Shumë vende të bashkimit europian nuk e lejojnë dyshtetësinë, ndër to gjermania, Austria, Holanda, Spanja nuk e lejojnë. Shtete ku flukset e emigrimit të shqiptarëve janë më të mëdha.
Përveç tkurrjes ekonomike, forca e madhe e punës largohet, nga na tjetër ne perceptojmë një tkurrje demografike, plakje më e shpejtë e popullsisë sonë.”
Nga ana tjetër në rritje janë kërkesat e të huajve për fitimin e shtetësisë shqiptare. Ky numër është dyfishuar në 2023 duke arritur në 1 mijë e 126 shtetas deri në shtator.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso











