Kosova
Bashkimi Evropian kërkon nga Kuvendi konsensus politik dhe ndërprerje të bojkotit
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin me mungesën e përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit ndërpartiak mes grupeve parlamentare për çështje të ndryshe në Kuvendin e Kosovës, teksa i ka bërë thirrje Kuvendit të ndërpresë ciklin e bojkotit dhe mospjesëmarrjen në votim, përcjell albinfo.ch.
“Kjo pengon dhe shtyn një numër reformash që direkt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, zhvillimin socio-ekonomik dhe fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe demokracinë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të gjejnë gjuhë të përbashkët për të ardhmen e Kosovës dhe që të përfitojnë qytetarët e saj”, ka thënë BE-ja në një përgjigje për KOHËN.
Ndryshe, për një kohë PDK, LDK dhe AAK kanë bojkotuar votimet në Kuvend teksa deputetët e këtyre partive nuk kanë marrë pjesë në votime, përveç ku është hedhur një propozim nga ta.
Sot është arritur konsensus për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana Pas vendimit të gjykatës për të liruar pronarin e barit Le Constellation, pakënaqësia po rritet në... -
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën











