Futboll
Kosovare Asllani pas humbjes nga Zvicra: Mund të mos luaj më për Suedinë
“Mund të mos luaj më për Suedinë”, tha sulmuesja dhe kapitenia e kombëtares nordike, pas humbjes nga Zvicra dhe mbetur jashtë Lojërave Olimpike, përcjell albinfo.ch.
Asllani, si të gjitha shoqet e saj të skuadrës, u dëshpërua dje pas humbjes së papritur të Suedisë ndaj Zvicrës (1-0), me një gol të vetëm nga ish-lojtarja e Barçës, Ana Maria Crnogorcevic (sot te Atlético) që la skuadrën nordike jashtë Lojërave Olimpike.
Sulmuesja dhe kapitenia e Suedisë foli kështu pas “KO” në Lucernën e ngrirë: “Është e trishtueshme. Do të jetë vera e parë pa luajtur në një kampionat, ne kemi luajtur turne praktikisht çdo verë.
Ndjehet si diçka e thartë dhe e rëndë. Nuk e di nëse njerëzit do ta kuptojnë, por ne bëmë gjithçka që mundëm. U futëm në lojë mjaft mirë, me shumë top, shumë mundësi, por topi nuk donte të shkonte në rrjetë.”
Herën tjetër që Suedia do të ketë shansin për të luajtur në një kampionat të madh, do të jetë në Zvicër, ku do të zhvillohet “Euro 2025”. Nëse skuadra suedeze kualifikohet, nuk është e sigurt që Asllani do të jetë atje. “Si e shihni të ardhmen tuaj ndërkombëtare?” e pyetën ata. Dhe ajo dha lajmin: “Nuk e di vërtet. A ishte kampionati im i fundit? Ndoshta.”
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












