Shqipëria
Shqipëri: Të rinjtë vështirë e gjejnë veten në tregun e punës
Papunësia rritet më tej në tremujorin e tretë
Duket se pagat në sektorin privat bien në shërbimet financiare e teknologjinë e informacionit, rriten për pasuritë e paluajtshme, përcjell albinfo.ch.
Aktiviteti ekonomik në Shqipëri kulmoi në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në turizëm, teksa prodhimi bujqësor është në pikun e tij, por tregu i punës në të njëjtën periudhë shfaqi dobësi në punësimin e të rinjve.
Pas pandemisë Covid-19, treguesit e punësimit të të rinjve janë përkeqësuar më tej, teksa në krahun tjetër sektorët e ekonomisë janë në emergjencë për punonjës.
Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti 74,507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë me një shtesë 5300 persona që nga e njëjta periudhë e vitit 2022.
Në qershor-shtator 2023 papunësia ndër të rinj ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2021, kur ekonomia po përjetonte një valë të fortë të pandemisë, Covid-19. Treguesi i papunësisë tek të rinjtë është sinjal negativ në një kohë që kjo grup-moshe është gjithnjë e në tkurrje nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me 1,6 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, ky tregues është ulur me 0,6 për qind. Sakaq, shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7,6%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0,1 pikë përqindja.
Rritja e papunësisë tek të rinjtë në një kohë që totali i tyre është në rënie, po tregon se tregu i punës ka problematika tek të rinjtë. Sektori i forex all që ishte një punëdhënës i madh i të rinjve të arsimuar po kalon një periudhë nga hetimet ndërkombëtare që kanë çuar në mbylljen e shumë kompanive. Në anën tjetër oferta për punë e bizneseve shqiptare shpesh nuk preferohet nga të rinjtë.
Modeli ekonomik i bazuar në krahun e lirë të punës nuk preferohet nga brezi i ri, të cilët e shohin më leverdi emigrimin sesa të nisin punë në një fabrikë fasoni ose në një kompani ndërtimi.
Tregu i punës në Shqipëri gjithnjë ka vuajtur nga një hendek ndërmjet ofertës dhe kërkesës për punës. Oferta për punë dominohet nga profesionet elementare që nuk kërkojnë aftësi, teksa punëkërkuesit shpesh janë më arsim të lartë.
Por arsimi, nga ana tjetër, nuk i përmbush kërkesat e bizneseve për aftësi. Në vijimësi bizneset ankohen se profesionistët që prodhon sistemi arsimor nuk janë të aftë dhe shpesh duhet kohë dhe investime shtesë për formimin e tyre.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











