Kosova
Dialogu: Lajçak i vlerëson produktive diskutimet e kësaj jave, thotë se duhen më shumë konsultime
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në fillim të kësaj jave është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me kryenegociatorin serb në dialog, Petar Petkoviq, teksa diskutimet nga këto takime i ka quajtur “produktive”, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën ai ka zhvilluar video-konferencë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin tha se ka biseduar për hapat e ardhshëm në dialog, ndërsa theksoi se konsultimet në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme.
“Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje. Të mërkurën, fola në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkruar Lajçak.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër Kushtet ndryshuese të dimrit po e transformojnë thellësisht skijimin në terren të hapur. Vit pas viti,... -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana













