Futboll
Blerim Xhemaili i gatshëm për të negociuar me Federatën e Zvicrës për menaxhim
Përfaqësuesja e Zvicrës po shihet si opsion për t’u menaxhuar nga një ish-futbollist i njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Blerim Xhemailin i cili ka thënë se është i gatshëm të flasë me Federatën e Zvicrës.
Ish-mesfushori në një intervistë për Blick ka thënë se është i gatshëm të diskutojë nga janari.
Mes tjerash ai kritikoi punën e Yakin.
“Është e drejtë të vihet në dyshim puna e Yakinit. Ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë mendoj se është e drejtë të vazhdohet me Yakinin. E meriton ta drejtojë Zvicrën në Evropian, sidomos pas kualifikimit të bujshëm në Botëror një vit më parë”, ka tha Xhemaili.
Për më tepër Xhemaili tha se ka vizituar klube të ndryshme në Evropë në muajt e fundit dhe ka folur me trajnerë dhe drejtorë sportivë për të marrë njohuri.
“Për momentin jam duke përfunduar shtëpinë time afër Cyrihut dhe nga janari do të jem i hapur për projekte interesante”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












