Kosova
Bazeli zyrtarizon transferin e futbollistes Krasniqi
Klubi futbollistik zviceran FC Basel ka zyrtarizuar blerjen e futbollistes shqiptare, Qendresa Krasniqi.
Krasniqi është transferuar nga skuadra EP-Hajvalia.
Mesfushorja 29-vjeçare ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026 me skuadrën e Baselit.
Krasniqi është futbolliste e Shqipërisë, ndërsa më herët disa ndeshje i ka zhvilluar edhe për Kosovën.
Në Zvicër ajo ka luajtur edhe Yverdoni dhe Aarau.
“Qëndresa është një lojtare sulmuese shumë e fortë teknikisht, e cila me cilësitë dhe stilin e saj kreativ të lojës mund të na çojë përpara dhe mund të na ndihmojë në situata për të shënuar. Ajo tashmë e njeh ligën dhe jam i sigurt se do të integrohet shpejt në ekip”, ka thënë shefi i klubit të Baselit për futbolliste, Theo Karapetsas.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës













