Futboll
Klubi gjerman interesohet për Edon Zhegrovën
Edon Zhegorva pa dyshim se është një talentët më të kërkuar për momentin nga shumë ekipe. Pas skuadrës së njohur spanjolle, Real Sociedad, të enjten është raportuar për një skuadër tjetër të madhe që interesohet për Edon Zhegrovën, përcjell albinfo.ch.
Kësaj radhe gjiganti gjerman, Borussia Dortmund, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, raporton “derwesten.de”.
Interesim për Zhegrovën kanë shprehur edhe klube të tjera nga Gjermania, Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.
Raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











