Lajme
Shqiptarët nga Zvicra u dhurojnë shtatoren e Skënderbeut arbëreshëve të Sicilisë
Komuniteti arbëresh, përmes kryebashkiakut të Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta, mirëpret dhuratën nga shoqata "Hora e Skënderbeut", në Zvicër
“Në Zvicër, kohë më parë është themeluar Shoqata Shqiptare “Hora e Skënderbeut”, në përputhje me të gjitha normativat ligjore të shtetit helvetik. Ideja për themelimin e shoqatës lindi nga projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali, ku në mbi 50 ngulime ka rreth 30 buste të Gjergjit, por asnjë shtatore, edhe pse Heroi Kombëtar në mesin e arbëreshëve prej shekujsh trajtohet si “Mbret i Arbërisë”, thuhet në njoftimin për media, nga shoqata e përmendur, transmeton albinfo.ch.
“I prirë nga adhurimi për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari që shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër t’u dhurohet vëllezërve të një gjaku në Horë të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare. Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës, z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve, të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit, thuhet në vazhdim të njoftimit.
Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash, është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hapur një llogari bankare për mjete financiare. Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër të përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, atë të arbëreshëve në Itali. Pavarësisht nga shuma, çdo kontribut është e mirëseardhur, ndaj edhe do të bëhet edhe publik.
Tani kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, nga nesër deri më 21 janar do t`i bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me ç`rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do t`i bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka.
Komuniteti arbëresh, në krye me kryebashkiakun Rosario Petta ka mirëpritur këtë dhuratë vëllazërie të mërgimtarëve tanë, ndaj edhe përmes një letre, ky komunitet ka shprehur gatishmërinë për sigurimin e lokacionit për shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në njërin nga sheshet më të frekuentuara të kësaj qyteze me afro 7 mijë banorë, të themeluar më 30 gusht 1488.
Njoftojmë opinionin se Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut” ka në këtë përbërje: Ramadan Morina, kryetar; Rexhep Rifati, nënkryetar; Adnan Asllani, sekretar dhe Veli Berisha, anëtar dhe donator kryesor, thuhet në fund të njoftimit për media nga shoqata “Hora e Skënderbeut”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër? Pranvera është këtu dhe po kështu është edhe moti i ngrohtë – të paktën tani për...
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes