Lajme
Pasi mbyllin rojen në qeli, dhjetë të rinj arratisen nga burgu, në Valis
Me gjithë hetimet e deritanishme, të rinjtë nuk kanë mundur të arrestohen deri në pasditen e së dielës, thuhet në njoftimin e policisë
Dhjetë të rinj janë arratisur nga qendra e mbyllur edukative (burg për të rinj) Pramont në Granges VS të dielën mbrëma. Para kësaj, ata kanë sulmuar një roje burgu dhe e kanë mbyllur atë në qeli, trasnmeton albinfo.ch. Ata janë ende në arrati.
Pak para mesnatës të së shtunës në mbrëmje, adoleshentët dhe të rinjtë e moshës 17 deri në 24 vjeç shpërthyen nga qendra e mbyllur edukuese, siç ka bërë të ditur të dielën policia kantonale e Valisit. Ata e kishin mbyllur më parë rojen në një qeli. Ai ka marrë lëndime të lehta me ketë rast, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicres SDA. Më pas të rinjtë u larguan me një automjet që ishte vjedhur aty pranë, tha policia.
Policia Kantonale, e mbështetur nga Policia Rajonale e qyteteve qendrore, ka vendosur menjëherë një prani të shpejtë dhe të gjerë policore në gjithë regjionin e më gjerë. Me gjithë hetimet e deritanishme, të rinjtë nuk kanë mundur të arrestohen pasditen e së dielës, thuhet në njoftimin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë
- Shoferët e autobusëve po vuajnë gjithnjë e më shumë probleme shëndetësore për shkak të kushteve të punës
- Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja, vetëm 28% ndihen në siklet kur rezervojnë
- Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve po vuajnë gjithnjë e më shumë probleme shëndetësore për shkak të kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja, vetëm 28% ndihen në siklet kur rezervojnë -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














