Lajme
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800 frangash
Dy persona janë arrestuar në kantonin Schwyz, të cilët u përpoqën të merrnin një leje qëndrimi duke përdorur pasaporta false kroate. Ata janë paraqitur në Zyrën e Migracionit në prill dhe menjëherë kanë ngjallur dyshime me pasaportat e tyre me pamje të dyshimtë.
Ata pretendonin se ishin kroatë, transmeton albinfo.ch. Por, ekspertët nga policia kantonale Schwyz zbuluan shpejt se dokumentet e paraqitura ishin falsifikime.
Pas hetimeve të mëtejshme u bë e qartë: Njëri nga ta ishte një 35-vjeçar kosovar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Italia dhe punonte si murator. Tjetri ishte një shtetas 23-vjeçar i Serbisë, i cili po ashtu kishte ardhur nga Italia në fillim të vitit dhe punonte si murator, shkruan “Bote der Urschweiz”.
Të dy burrat kishin shpresuar të merrnin një leje qëndrimi me pasaportat e tyre false. Në vend të kësaj, ata përfunduan në një qeli në bazën e sigurisë Biberbrugg.
Prokuroria publike e Schwyz-it e dënoi kosovarin me precedentë penalë për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje, përcjell albinfo.ch. Ai u dënua me një gjobë pa kushte prej 6800 frangash. Ndërsa shtetasi i Serbisë, për të njëjtat shkelje ka marrë një gjobë prej 2640 frangash.
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













