Fun
Webcam e kompjuterit tuaj mund t’ju spiunojë
Kështu thotë një hulimtim nga Hopkins University John (Maryland)
Nëse jeni duke e lexuar këtë artikull në kompjuterin tuaj, është e mundshme që ndërkohë, falë webkamerës së ordinatorit tuaj, dikush është duke ju filmuar. Shumë shqetësuese, kur mendojmë një gjë të tillë.
Dy hulumtuesit nga , Mathew Chechoway dhe Stephen Brocker, kanë botuar një studim që tregon se është e mundur që një hacker ta çaktivizojë dritën e një MacBook-u, e cila njofton përdoruesin që një webcam e kompjuterit është duke regjistruar.
Siç përmblidhet në shkrimin e botuar në “Washington Post”, me fjalë të tjera, në qoftë se një kompjuter ka një kamerë, është e mundur për dikë, qoftë qeveria federale ose një person me qëllime të këqija që të hyjë në ordinatorin tuaj për t’ju spiunuar në çdo kohë.
I pyetur nga “Washington Post”, Apple nuk ka bërë komente mbi këtë zbulim, edhe pse kanë thënë që janë njoftuar me zbulimet e këtyre dy studiuesve.
Ndërkohë, në qoftë se ju jeni ende të shqetësuar, ju gjithmonë mund të mbuloni me të zezë syrin e kamerës suaj në qoftë se nuk e përdorni atë. Por, duhet të keni parasysh që mikrofoni do të vazhdojë të regjistrojë zërat.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë Ndalohet sjellja e peshqirit në plazh, mbledhja e gurëve apo ecja me rroba banje? Gjatë këtyre... -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor
















