Futboll
Zyrtare: Franco Foda merr drejtimin e Dardanëve
Gati pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri, përcjell albinfo.ch.
Tani Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.
Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.
57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vjet ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikëve.
Ai ka qenë në tri periudha të ndryshme trajner i skuadrës së madhe austriake Sturm Gra, derisa si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën gjermane Kaiserslautern dhe atë zvicerane Zurich.
Foda është prezantuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në krye të Dardanëve trajnerit gjerman, derisa trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Urime për trajnerin e ri. Uroj që siç është përputhur programi i tij me projektin tonë, të ketë edhe rezultate. Foda është trajneri i rezultateve. Ne këtë pjesë, duam rezultate, sepse e kemi bërë zhvillimin tonë. Shpresojmë që Foda të jetë trajneri që do të ngelë në historinë e Kosovës, për ta kualifikuar në garat evropiane. Foda ka qenë në Kosovë para dy javësh. I ka parë kushtet dhe ka vendosur. Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona. Në futbollin tonë s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë. Foda i ka duart e lira për të vendour, po vjen me ekipin e tij, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, por do ta ketë mbështetjen e Federatës”, ka thënë Ademi.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës













