Jeta në Zvicër
Masa të forta sigurie për Forumin e Davosit
Përgjegjësinë për sigurinë në WEF e ka një trupë ndërkantonale e policisë. Asaj do t`i vijnë në ndihmë po ashtu edhe rreth 4500 ushtarë
Sulmet terroriste të para dy javëve në Paris kanë imponuar një ashpërsim të masave të sigurisë në çdo fushë të jetës në Zvicër. Ndërkaq, kur është fjala për një tubim të madh politik dhe ekonomik siç është Forumi Ekonomik i Davosit (WEF) masat e sigurisë duhet të jenë dukshëm më të ashpra. Gjatë punimeve të forumit që fillojnë të mërkurën dhe zgjasin katër ditë, sipas autoriteteve të sigurisë konsiderohet se rreziku më i madh vjen nga individë kriminelë, ithtarë të radikalizmit islam dhe jo nga grupimet e organizuara. Megjithatë, policia e kantonit Graubünden ku mbahet tubimi, nuk ka ende ndonjë indikacion për ndonjë kërcënim konkret. Përgjegjësinë për sigurinë e rreth 2500 pjesëmarrësve në WEF e ka një trupë ndërkantonale e policisë. Asaj do t`i vijnë në ndihmë po ashtu edhe rreth 4500 ushtarë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












