Uncategorized
Plagos gruan dhe porosit nga burgu vrasjen e babait të saj në Kosovë
Krahas plagosjes ai akuzohet edhe për "porosinë" për vrasje të babait të ish partneres, i cili jeton në Kosovë
Para rreth tri vitesh, duke e goditur me thikë i kishte shkaktuar ish partneres së tij plagë të rënda, me rrezik për jetën ndërsa sot, me këmbë dhe duar të lidhura me pranga, kosovari 27 vjeçar ka qëndruar para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Andelfingen. Veç për plagosje ai akuzohet edhe për urdhrin që e ka dhënë përmes telefonit, nga burgu hetues për vrasjen e babait të ish të dashurës së tij. Vrasja, për fat, nuk ka ndodhur.
Plagosja ka ndodhur më 26 mars 2012 në Märwil të kantonit Thurgau. Pasi e ka goditur dy herë me thikë në bark, ai e ka shëtitur rreth një orë e gjysmë me makinë ish partneren e plagosur rëndë dhe vetëm pas kësaj e ka dërguar atë në spital, në St. Gallen. Pak orë më vonë ai qe arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar veprën. Por, “nuk kam dashur t`i shkaktoj plagë ish partneres. Kam dashur vetëm ta frikësoj”, ka thënë ai para trupit gjykues.
Krahas plagosjes ai akuzohet edhe për “porosinë” për vrasje të babait të ish partneres, i cili jeton në Kosovë. Këtë porosi ai e kishte dhënë gjatë telefonatës me një të afërm të tij. Vetë posedimi i telefonit në burgun ku ka qëndruar kosovari ka qenë rreptësisht i ndaluar, kështu që edhe futja e telefonit në qelinë e burgut në këto rrethana është vepër e dënueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale Ekonomia e kantonit të Fribourg po përballet me sfida të mëdha ndërkombëtare, ndërsa bizneset lokale po... -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje












