Shqipëria
Rriten hyrjet e vizitorëve në Shqipëri
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drejt Shqipërisë edhe në muajt e dimrit. Pas dhjetorit të vitit të shkuar edhe këtë janar duket se tendenca ka qenë në rritje, ku numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri rezulton 29.8 për qind më i lartë se janari i një viti më parë.
Instituti i Statistikave publikoi shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve për janar 2024 duke konfirmuar kështu atë që u deklarua pak ditë më parë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Konkretisht sipas INSTAT “në Janar 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 540.415. Ky numër është rritur me 18,4 %, krahasuar me Janar 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 489.599. Ky numër është rritur me 29,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.
INSTAT vlerëson se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2024, janë 1.030.014.
“Ky tregues rezulton me një rritje 23,6 %, krahasuar me Janar 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2024, janë 1.217.684, duke shënuar një rritje me 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën Në gjendje kritike, 16-vjeçarja e lënduar nga stuhia në Cyrih lufton për jetën... -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas












