Lajme
Dr. Edin Nevzati, merr postin e pedagogut universitar të neurokirurgjisë në Universitetin e Bazelit
Në një ceremoni të mbajtur mbrëmë, Dr. Nevzati ka marrë habilitimin gjegjësisht profesurën në Fakultetin e Mjekësisë në këtë universitet
Dje, më 28 shkurt në Bazel, neurokirurgu i njohur shqiptar, PD Dr. Edin Nevzati ka marrë zyrtarisht titullin e Docentit për neurokirurgji në Universitetin e Bazelit. Në një ceremoni të mbajtur për këtë rast para stafit universitar dhe mysafirëve – mes të cilëve edhe familjarët e tij – Dr. Nevzati ka marrë habilitimin gjegjësisht profesurën në Fakultetin e Mjekësisë në këtë universitet, shkruan albinfo.ch.
PD Dr. med. Edin Nevzati ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Pasi ka punuar në klinikat e neurokirurgjisë të spitaleve kantonale në Winterthur dhe Aarau si dhe në LUKS (Spitali Kantonal i Lucernit), ai u bë specialist në neurokirurgji në vitin 2016 dhe u avancua si mjek i lartë në neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore, po në LUKS në Lucern.
Nga viti 2017 deri në vitin 2019, dr. Edini ka thelluar njohuritë e tij shkencore dhe klinike me një bursë shkencore në Universitetin e Bernës dhe një bursë klinike në neuro-onkologji dhe kirurgji komplekse të shtyllës kurrizore në Universitetin e Kolorados, në Denver (SHBA).
Në vitin 2019 ai u kthye në LUKS si mjek i lartë në Neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore. Në vitin 2020 u gradua mjek i lartë me funksion të veçantë dhe në nëntor 2023 si kryemjek.
PD Dr. Edin Nevzati ka përvojë të gjerë klinike dhe shkencore në fushën e onkologjisë kraniale dhe spinale, përcjell albinfo.ch. Ai ka publikuar me dhjetëra publikime shkencore në revista prestigjioze të mjekësisë, në botë. Me emërimin e tij si pedagog privat në shtator 2023, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien dhe i jep atij një licencë mësimdhënieje (Venia Docendi).
Si kurorëzim i këtij rrugëtimi të suksesshëm profesional vjen dhe lajmi më i ri: nga 4 marsi 2024 dr. Edin Nevzadi do të jetë edhe shef i departamentit te Neurokirurgjisë ne Denver si dhe profesor i neurokirurgjise në Universitetin e Denverit, Colorado, SHBA.
Dr. Edini është 41 vjeçar, i lindur në Prizren dhe prej më shumë se 30 vitesh jeton në Zvicër. Ai është baba i tre fëmijëve dhe njëri nga tre djemtë e Vllaznim dhe Luljeta Nevzatit, të cilët po ashtu kanë punuar në lëmin e shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë
















