Lajme
Meta paralajmëron: Mos e hapni këtë e-mail, ua vjedh të dhënat
Ekipi i Meta ka paralajmëruar partnerët që të mos hapin faqet e internetit nga ky domen përmes postës së marrë.
Në njoftimin që ata u kanë dërguar partnerëve të tyre, ekziston edhe një shembull i një emaili, me të cilin dikush përpiqet të mashtrojë përdoruesit:
“Të dashur partnerë, ne kemi vërejtur një email phishing që vjen nga domeni salesforce.com. Është një shembull më i sofistikuar i phishing-ut që nuk vërehet në shikim të parë, ndaj ju lutemi kini kujdes dhe mos ndiqni lidhjet që gjenden në email.
Ja një shembull se si duket”, ka shkruar Meta.
Email phishing është një lloj mashtrimi në internet, ku një sulmues përdor email për të tentuar të vjedhë kredencialet tuaja (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin) ose të infektojë kompjuterin tuaj. Ky lloj e-mail po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe operohet nga hakerat dmth. Kriminelët paraqiten si kompani të mëdha (Google, Netflix, Amazon, etj.) dhe ju mashtrojnë që të shkarkoni dhe hapni skedarë të bashkangjitur ose të klikoni në lidhjet në mesazh për të marrë informacionin tuaj personal.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026














