Shkurt.ch
Zvicër: Mungesë e madhe organesh për transplantim
Në fund të vitit 2014 në Zvicër prisnin 1370 persona transplantimin e një organi, ose 100 më shumë se një vit më parë. 61 veta që gjendeshin në listën e pritjes kanë vdekur
Gjatë vitit të kaluar 504 pacientë dhe paciente në Zvicër kanë marrë nga një organ të dhuruar për transplantim. Siç bën të ditur organizata për transplantimin e organeve Swistraplant, shumica e organeve kanë ardhur nga vendet jashtë Zvicrës. Këtë e tregon fakti se nga Zvicra kanë dhuruar organet e tyre (një ose më shumë) vetëm 117 persona.
Me këtë gjendje, kur rata e dhurimit të organeve është një organ në 14 milionë banorë, Zvicra radhitet në pjesën e poshtme të listës së vendeve evropian, shkruan swisstransplant në një komunikatë. Të gjitha vendet që e rrethojnë Zvicrën qëndrojnë dyfish më mirë në këtë drejtim, gjegjësisht shkalla e dhurimit të organeve është rreth 1 në 7 milionë.
Me një shkollim më të mirë të personelit të spitaleve do të ishte e mundur të ketë më shumë dhurues organesh thonë në Swisstransplant.
Në fund të vitit 2014 në Zvicër prisnin 1370 persona transplantimin e një organi, ose 100 më shumë se një vit më parë. 61 veta që gjendeshin në listën e pritjes kanë vdekur gjatë vitit të kaluar.
Ndër të vdekurit, me shumicë janë ata që ishin në pritje të dhurimit të një zemre, mushkërie ose mëlçie. Një vit më parë, kishin vdekur 73 persona që prisnin në listë për organe.
Swisstransplant ka filluar një aksion përmes të cilit synon që deri në vitin 2018 të arrijë që në një milion banorë të ketë 20 dhurues organesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026












