Futboll
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet për miqësoren e marsit
Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo
Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bashkua me ekipin edhe Qazim Laçi, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në grumbullim dhe Naser Aliji, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje, transmeton albinfo.ch.
Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, përveç Myrto Uzunit, i cili ka kryer stërvitje të diferencuar në palestër për shkak të lodhjes muskulare.
Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër, e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.
Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë










