Futboll
Dardanët përgatiten në Yerevan, Foda shprehet optimist
Në konferencën me media përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, tha se Kosova në miqësoren e nesërme do të luajë që nga fillimi lojë sulmuese
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore me Armeninë në “Republican Stadium” në Yerevan.
Edhe në këtë seancë stërvitore, përveç ambientimit të lojtarëve me fushën, përzgjedhësi Franco Foda pjesën më të madhe të kohës ia ka kushtuar aspektit taktik. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për lojë, teksa atmosfera brenda ekipit është pozitive, ku synohet që kjo fazë e re të nisë me fitore.
Paraprakisht në konferencën me media përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, tha se Kosova në miqësoren e nesërme do të luajë që nga fillimi lojë sulmuese, njofton FFK, transmeton albinfo.ch.
“Kemi pasur seanca stërvitore shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sidoqoftë, ekipi është në gjendje të mirë. Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt”, ka thënë Foda.
Ai ka folur edhe për gjendjen fizike të lojtarëve. “Kemi bërë stërvitje të mira në Prishtinë dhe jemi përgatitur mirë. Rrahmani dhe Rashica kishin probleme të vogla muskulore, por që i kanë kaluar dhe janë gati për ndeshje”, ka shtuar Foda.
Në anën tjetër, sulmuesi Vedat Muriqi ka thënë se ekipi është i përgatitur mirë për dy ndeshjet si fizikisht, ashtu edhe mentalisht, derisa ka vlerësuar se Kosova është favorite kundër Armenisë. “Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rendësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitoret. Besoj që Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht, por edhe si ekip do ta demonstrojmë që jemi më të mirë”, ka theksuar Muriqi.
Do theksuar se para ndeshjes me Armeninë, përzgjedhësi Foda ka paraparë edhe një seancë stërvitore të premten paradite.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës Disa rajone në Zvicër e ngritën paralajmërimin për valë të nxehti në nivelin më të lartë... -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar














