Futboll
Xhaka mesazh tifozëve para ndeshjes mes Werderin
Lojtarët dhe tifozët e Bayer Leverkusenit tani po mendojnë te fundjava që mund të jetë historike për klubin, pasi mund të shpallen kampionët e rinj të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Bayer Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit dhe do të ishte titulli i parë në histori të klubit.
Granit Xhaka ka lavdëruar bashkëlojtarët për fitoren me West Ham, ndërsa ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e së dielës.
“Edhe një herë lojtarët erdhën nga stoli dhe vendosën ndeshjen. Kemi skuadër ku të gjithë meritojnë vendin në 11-shen e parë. Ndeshjet fitohen me pak lojtarë, por si skuadër fitohen titujt”.
“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten. Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka thënë Xhaka.
Granit Xhaka vlerësohet “motor” i skuadrës dhe njëri prej lojtarëve kryesorë të Bayer Leverkusen që po lufton për tre trofe këtë sezon. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












