Fun
Angjela Martini: Në këtë botë të shfrytëzon secili
Modelista e njohur shqiptare, Angjela Martini, ka dhënë një intervistë për "Blick", në të cilën ka folur për mungesën e saj në dy vjetët e fundit në skenë, për profesionin si modeliste dhe për dashurinë
E filloi modelimin në moshën 18-vjeçare, ndërsa linja e saj e veshjeve të brendshme u bë e njohur në gjithë botën. Në vitin 2010 bukuroshja shqiptare e rritur në Zvicër, Angjela Martini, përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Univerese”, ku zuri vendin e gjashtë. Angazhimet e saj të njëpasnjëshme, por edhe jeta private e bën që jo rrallë të jetë në faqet e gazeta të njohura në botë. Më pastaj në dy vjetët e fundit ajo u zhduk nga skena: ” Dy vjetët e fundit kisha rënie në karrierë. Nuk munda më shumë të fokusohem në punën time. Arrita aq lart, sa që as vetë nuk e dija se ku kisha arritur”, ka thënë Angjela Martini në një intervistë për gazetën “Blick”, transmeton albinfo.ch. Bukuroshja shkodrane ka theksuar se e njeh shumë mirë botën e modelimit dhe tashmë nuk është e re në këtë biznes. “Unë nuk jam e re në këtë biznes. Me mua nuk mundeni të luani. Unë bëj me shumë qejf fotografi seksi, por i kam të vendosur qartë kufijtë e mi”, është shprehur Martini, e cila viteve të fundit është shpërngulur për të jetuar në Nju-Jork.
Në pyetjen se ju keni marrë një ofertë për t’u fotografuar nga revista e njohur “Playboy”, Angjela përgjigjet: “Një ofertë? (qesh). Ata më thërrasin çdo tre muaj, por unë nuk dua të tregoj trupin tim lakuriq. Ndoshta pas moshës 35-vjeçare, nëse atëherë ka dëshirë të më shohë ndokush”, ka thënë ajo.
Më tej Angjela ka folur edhe për “incidentin” e ndodhur në vitin 2011, kur gjatë një defilimi në tepihun e kuq ajo u shfaq me një fustan të gjatë, por pa të brendshme, gjë që fotografitë e saj morën dhenë: “O Zot, ishte e turpshme”, thekson ajo dhe ka shtuar: “Nuk e kam bërë me qëllim. Por besoj se kjo më ka bërë më të fortë. Jo gjithmonë gjërat në jetë shkojnë sipas planifikimit”, sqaron Angjela, e cila thotë se në këtë jetë duhet shfrytëzuar secilin. “Nëse ty nuk dëshiron askush për të të shfrytëzuar, ti nuk je askushi. Më fjalë të tjera, për aq kohë sa jam e shfrytëzueshme, unë nuk jam e padobishme. Këtë nuk duhet ta merrni personale…”, pohon ajo.
Angjela tregon se nuk ka një punë të rregullt dhe puna e modelimit nganjëherë i sjell përfitime të majme, por nganjëherë nuk fiton asgjë.
Ndërkaq lidhjen me milionerin turk, Ali Baran, ajo nuk e ka mohuar, por thotë se në një lidhje nuk fal tradhtinë dhe gënjeshtrën.
E për të ardhmen e saj, Angjela ka thënë: “Nuk e shoh veten si modeliste, por si një linjë e veshjeve “Angela Martini”. Në Facebook kam 750 mijë fansa dhe dëshiroj të përfitoj nga ta. Në mars do të filloj online të bëj prezantimin e linjave të mia të bikini “Angela Martini”. Do të jetë një fillim i ri”, ka potencuar shqiptarja Martini.
Ndryshe Angela të shtunën mbrëma ka qenë mysafire speciale në diskotekën më të njohur shqiptare në Zvicër “Rinora 4”, nga ku fansat e saj kanë mundur të bëjnë edhe fotografi me të.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















