Shkurt.ch
Në Zvicër, 427 mijë veta punojnë në të zezë
6.9% e brutoproduktit vendor rezulton nga kjo punë ndërsa në vendet si Gjermania, Franca etj. kjo përqindje arrin në mes 12 dhe 13%
Edhe pse ka një trend rënieje, në Zvicër, “në të zezë” punojnë 427 mijë veta. Me fjalë të tjera, në të zezë, ose përmes punësimit informal në Zvicër prodhohet 6.9 për qind të brutoproduktit nacional.
Profesori i ekonomisë Friedrich Schneider nga Universiteti i Linz-it, Austri ka llogaritur se në Zvicër ka 427 mijë veta që punojnë në të zezë dhe 63 mijë veta të tjerë, punëtorë me qëndrim ilegal
Në krahasim me vendet tjera të Evropës, Zvicra është në pozicion mjaft të mirë në këtë pikë, pasi që në vendet si Gjermania, Franca ose shtetet skandinave kjo përqindje arrin në mes 12 dhe 13 për qind. Ndërsa në shtetet tjera të BE-së si Greqia, Italia, Spanja që janë në krizë ekonomike madje, përqindja që bën punësimi në të zezë sillet në mes 18 dhe 22 për qind.
Për vitin 2015 eksperti, parasheh një rënie të përqindjes së vëllimit të punës në të zezë në 6.5% të brutoproduktit nacional. Por, në këtë prognozë nuk është përllogaritur shkëputja e frangut nga lidhja me kursin minimal të euros që ka ndodhur në janar të këtij viti.
Në “ekonominë në hije”krahas punës pa letra përfshihen edhe punësimi ilegal dhe aktivitetet kriminele. Në vitin 2009 kjo ekonomi përbënte 8.3% të gjithë brutoproduktit vendor ndërsa nga ai vit, falë ngritjes së ekonomisë ka pasur rënie të vazhdueshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën Bashkimi Evropian po planifikon një zgjerim të gjerë të rrjetit të tij hekurudhor me shpejtësi të... -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç











