Të tjera
“Sulm i poshtër”, reagimet pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ashpër “sulmin e poshtër” ndaj kryeministrit Robert Fico.
“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët”.
Njëkohësisht ajo shtoi se në këto momente po mendon për kryeministrin Fico dhe familjen e tij.
I shokuar nga lajmi për sulmin ndaj kryeministrit sllovak Fico, pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, është shprehur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën apo sulme të ngjashme. Unë mendoj për kryeministrin dhe familjen e tij”, tha Michel.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, gjithashtu komentoi të shtënat, i cili gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për “lajmin e tmerrshëm”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se dhuna nuk ka vend në politikën evropiane.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga lajmi, duke thënë: “Akte të tilla ekstreme nuk kanë asnjë justifikim dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat politik i Ficos, tha se ishte “thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm” ndaj “mikut të tij”.
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar













