Maqedonia
Në këto qendra votimi rivotohet për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut është gati për procesin e rivotimit më 22 maj në 7 qendra votimi. Materiali zgjedhor nga operatori ekonomik të hënën do të jetë gati.
“Është gjithçka gati. Kapaciteti i operatorit ekonomik është aq i madh saqë të hënën do të jetë gati materiali i besuar zgjedhor. Për aspektet e tjera teknike dhe organizative, KSHZ-ja është e gatshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 7 qendrat përkatësve të rivotimit”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në Krushevë shkohet drejt rivotimit në dy vendvotime, ndërsa në Ohër një vendvotim. Rivotimi do të ketë edhe në Dollnen, në dy vendvotime, ndërsa në kuadër të njësisë së pestë rivotim do të ketë edhe në Strugë.
Vendvotimi: 1844 Strugë
Vendvotimi: 1272 Ohër
Vendvotimi: 1202 Krushevë
Vendvotimi: 1194 Krushevë
Vendvotimi: 1470 Dollnen
Vendvotimi: 1470/1 Dollnen
Vendvotimi: 2101 Zhelinë
Rivotim do të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë, në vendvotimin 2101, ku u konstatua parregullsi zgjedhore.
KSHZ-ja publikisht hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fleta. Dyshimet ishin për “tren bullgar” dhe për këtë arsye KSHZ-ja vendosi të pranohet ankesa e Koalicionit VLEN.
Të premten Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pabaza të gjitha paditë e Frontit Evropian ndaj vendimeve të KSHZ-së për rivotim. Fronti vendimin e KSHZ-së dhe hedhjen poshtë të padive nga Gjykata Administrative e ka vlerësuar si tendenca për majorizim etnik të shqiptarëve. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cilësoi si marrëveshje politike, të cilat janë arritur në podrumet e kuqe./Klan.mk
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli Reagimeve për rritje çmimesh nga viti i kaluar, kompania tani po u përgjigjet me ulje çmimesh... -
Zvicër: Peticion për pushim më të gjatë të lindjes -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë












