Kosova
Qeveria i përgjigjet BE-së: Sundimi i ligjit nuk është shkelje përshkallëzuese
Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar asnjëherë si ombrellë për legalizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë. Kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke i reaguar Bashkimit Evropian.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen në lidhje me ASMM – është një paraqitje ç’orientuese e asaj që ASMM ishte menduar ndonjëherë të ishte. Së pari, nuk është një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme”, ka shkruar Kryeziu në “X”, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka shtuar se takimet e fundit në Bruksel për “dinarin” kanë dështuar për shkak të qëndrimit të Serbisë që sipas Kryeziut bie ndesh me propozimin e BE-së.
Kryeziu ka thënë se sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si shkelje përshkallëzuese.
Për më tepër, sundimi i ligjit nuk duhet të perceptohet si sjellje përshkallëzuese. Është ironike që BE-ja të reagojë kundër veprimeve që janë në përputhje me sundimin e ligjit, kur misioni më i madh civil i BE-së quhet Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, ka thënë ai./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













