Shkurt.ch
Ngjitet në 3.5% shkalla e papunësisë gjatë janarit
Në fund të janarit SECO ka identifikuar 150.946 persona të papunë, ose 3577 më shumë se në dhjetor
Papunësia vazhdon marshimin duke shënuar rritje në janar prej 0.1 pikë në krahasim me muajin dhjetor (3.5%). Në fund të janarit, Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) ka identifikuar 150.946 persona të regjistruar në ORP (RAV), ose 3577 më shumë se në dhjetor. Kjo shifër është rritur vetëm që nga korriku.
Për një vit numri i të papunëve të regjistruar ka rënë në 2314 persona (-1,5%), ka bërë të ditur SECO nëpërmes statistikave të saj mujore. Në janar papunësia e të rinjve (15 deri 24-vjeçar) është rritur për 350 veta (+ 1,8%), duke kaluar në 19.511 persona, krahasuar me dhjetorin. Ndërsa, në krahasim vjetor, megjithatë shënohet një ulje prej 1022 personash (-5,0%).
Numri i të papunëve në moshën 50-vjeçare është rritur ndjeshëm. Pra, një rritje prej 776 personave ose 2,2% për të arritur në 36.424 persona. Sa u përket të papunëve me kohë të gjatë, aty shënohet gjithashtu një rritje prej 404 vetash në janar, duke u bërë 22.298 gjithsej. Numri i të gjithë punëkërkuesve të regjistruar arrin në 206.138 persona, pra 2212 më shumë se në muajin e kaluar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












