Futboll
Broja: Më kërkoi Anglia, por doja vetëm Shqipërinë
Armando Broja dhe Shqipëria do të kenë punë në fazën e grupeve me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë
Armando Broja është pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për Evropianin që këtë verë mbahet në Gjermani.
Gjatë një intervistë të dhënë për Koha Shtesë, Broja ka folur për karrierën e tij dhe kundërshtarët që e presin Kombëtaren në Evropian, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjerash, ai ka treguar se Kombëtarja e Anglisë e kishte ftuar kur ai ishte i vogël, por dëshira e tij ishte vetëm Shqipëria.
“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qejf që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë”, tha Broja.
Armando Broja dhe Shqipëria do të kenë punë në fazën e grupeve me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














