Futboll
Kuqezinjtë po stërviten në Austri, u bashkohet edhe Abrashi
Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike
Kombëtarja shqiptare ka vijuar sipas programi seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e Euro 2024 që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë.
Skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë, teksa lojtarët janë fokusuar më shumë në ushtrime taktike dhe situata loje.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin sot në stërvitje dhe ka punuar me ngarkesa më të ulëta në këtë ditë të parë, transmeton albinfo.ch.
Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri me datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.
Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor dhe starton në ora 19:00. Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës










