Shqipëria
Operacione antidrogë në Belgjikë, në shënjestër grupet me shqiptarë
17 persona janë arrestuar në vende të ndryshme europiane, përfshi Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën dhe Austrinë, pas një hetimi të gjerë që kishte në shënjestër grupe të organizuara kriminale me shqiptarë.
Policitë e këtyre shteteve kryen operacione të ndryshme të martën, si rezultat i të cilave 11 persona u arrestuan vetëm në Belgjikë, ndërsa 6 të tjerë pritet të ekstradohen në këtë shtet.
Gjatë kërkimeve, autoritetet sekuestruan 100 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe amfetaminë, si dhe armë zjarri, substanca kimike, jelekë antiplumb dhe rreth 265 mijë paund para kesh.
Mediat belge konfirmojnë se hetimet u nisën në vitin 2023 nga autoritetet belge, pas zbulimit të një magazine në Antverp, ku u gjetën pako boshe që përdoreshin për mbajtjen kokainës dhe heroinës, si dhe materiale që përdoreshin për paketimin e lëndëve narkotike. Hetimet i çuan autoritetet belge te një grup shqiptarësh nga Vlora.
Sipas dyshimeve, ata blinin substanca të mëdha kimikatesh për hollimin e drogës dhe ua ofronin këtë shërbim organizatave të tjera kriminale. Sipas raportimeve, lënda narkotike vinte nga Amerika Latine.
Një tjetër procedim nisi në fund të vitit të kaluar, ku në një celular të kontrolluar nga policia u gjetën disa prova që çuan në identifikimin e të dyshuarve.
Edhe pse anëtarët e dy grupeve kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin, procedimet mbeten të ndara për momentin.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














