Futboll
Sylvinho, i kënaqur me përgatitjen e kuqezinjve
Sylvinho është shprehur i kënaqur me punën e lojtarëve në ndeshjen miqësore që të premten luajti kombëtarja e Shqipërisë kundër Azerbajxhanit.
“Sa i përket kësaj periudhe, patjetër jam i kënaqur. Kemi bërë tri ditë përgatitje në Tiranë dhe jemi këtu më shumë se një javë. Kemi luajtur edhe miqësoret dhe jam i kënaqur me ecurinë”, ka thënë trajneri i Kuqezinjve.
Ai u shpreh po ashtu që tash përgatitja do t’i kushtohet ndeshjes ndaj Italisë.
“Ditët po afrohen për Euro dhe nesër nisemi për Gjermani. Vjen puna më e madhe dhe momenti më i rëndësishëm. Periudha nga tani e tutje do t’i kushtohet ndeshjes me Italinë. Deri më tani e rëndësishme ishte të shohim gjendjen e lojtarëve dhe të menaxhojmë atë”, shtoi ai.
Sa u përket startuesve, shprehet se nuk është i sigurt.
“Nuk e di nëse lojtarët që startuan sonte do të startojnë ndaj Italisë. Kemi edhe shtatë ditë për të punuar. Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk mund të them tani cili do të jetë formacioni. Është shumë e rëndësishme që Jasir Asani të luajë pasi ka luajtur pak. Kemi provuar edhe lojtarë tjerë dhe mënyra tjera të lojës”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












