Futboll
Asllani: Jemi me meritë në Evropian
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani ka folur pas fitores së bindshme me Azerbajxhanin.
Ai është shprehur se kundërshtarët e tyre nuk po i llogarisin ata, por që sipas Asllanit, Kombëtarja ka arritur me meritë në vendin që janë, duke derdhur djers.
Po ashtu, ai shprehet i entuziazmuar për ndeshjen me Italinë, transmeton albunfo.ch.
“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”, u shpreh Asllani në një medie të Italisë.
“Tek Interi më kanë ndihmuar shumë dhe këtë sezon kam marrë më shumë minuta. Jam rritur shumë dhe po punoj për t’u përmirësuar edhe më shumë. Nuk do të largohem nga Interi, pavarësisht zërave”, tha mesfushori shqiptar.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












