Futboll
Ramadani: Luajmë për fitore, shpresoj t’i bëjmë krenarë shqiptarët
“Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar”, u shpreh Ramadani
Përgatitjes e Shqipërisë për ndeshjen me Italinë vazhdojnë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramdani, ka folur në fushën stërvitore, aty ku skuadra e Sylvinhos po përgatitet për startin e Evropianit.
Në një intervistë për “Sky”, mesfushori u shpreh se lojtarët shqiptarë i njohin shumë mirë ata të Italisë dhe se do të bëjnë gjithçka për të marrë rezultatin që duan, transmeton albinfo.ch.
“Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një grup fantastik, shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Evropian. Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”, tha si fillim Ramadani.
Më pas ai ndaloi te e ardhmja, ku preferoi të mos jepte shumë detaje: “E ardhmja? Më mirë mos të flasim, ndryshe do të më thërrasë drejtori! (Qesh) Jam i fokusuar te Kampionati Evropian, do të shohim në fund të kompeticionit”.
Kur u pyet nëse Broja i ka kërkuar ndonjëherë për Italinë, Ramadani u përgjigj: “Jo, ne jemi të fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo ekip në botë, ai ka potencial shkatërrues.”
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











