Futboll
Shaqiri synon të rikthehet në Evropë
Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se në dhjetor do të largohet nga Chicago Fire kur edhe i skadon kontrata me këtë klub
Xherdan Shaqiri do të largohet nga skuadra amerikane Chicago Fire pas tre viteve qëndrim.
Ylli kosovar është aktualisht në Gjermani së bashku me Përfaqësuesen e Zvicrës ku do të luaj në Euro 2024.
Megjithatë në konferencë për shtyp, Shaqiri ka konfirmuar se në dhjetor do të largohet nga Chicago Fire kur edhe i skadon kontrata me këtë klub.
32-vjeçari ka konfirmuar se nuk dëshiron të mbetet në MLS dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Evropë.
“Jetoj nga dita në ditë. Është e vështirë për mua të them se ku do të jem pas dy vjetësh. Një gjë është e qartë, kontrata ime në Chicago skadon në dimër dhe tendenca është që unë të largohem dhe të kthehem në Evropë”.
“Duhet të pres dhe të shoh, por jam ende i qetë dhe një rikthim në Evropë do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për ekipin kombëtar për shkak të ritmit të lojës”, ka deklaruar ylli nga Gjilani, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri iu bashkua Chicago Fire në shkurtin e vitit 2022 nga Olympique Lyon pas vetëm gjashtë muajsh qëndrim te skuadra franceze. Ai deri më tani ka zhvilluar 75 ndeshje me Chicago Fire, derisa ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











